KORREKT / SOT17 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Të pandalshëm! Barcelona mposht bindshëm Betisin

Të pandalshëm! Barcelona mposht bindshëm Betisin

Spektakël dhe shtatë gola: Barcelona mposht bindshëm Real Betisin dhe blindon kreun e La Ligës

Barcelona ka vazhduar formën e lartë në kampionatin spanjoll, duke shënuar një fitore bindëse me rezultat 2-5 si mysafire e Real Betisit, në kuadër të javës së nëntë të La Ligës.

Takimi nisi me ritëm të lartë nga skuadra katalonase, e cila kaloi në epërsi qysh në minutën e 10-të përmes talentit Lamine Yamal, transmeton Klankosova.tv.

Vendasit arritën të reagonin dhe barazuan shifrat në minutën e 27-të me anë të Gomezit, por para përfundimit të pjesës së parë, Rodri (41') realizoi për të rikthyer avantazhin e Barcelonës në 1-2.

Dominimi i mysafirëve vijoi edhe me të filluar pjesa e dytë. Gabriel Jesus çoi shifrat në 1-3 në minutën e 51-të.

Ndonëse Real Betisi ngushtoi përkohësisht diferencën me golin e Ezzalzulit në minutën e 53-të, shpresat e tyre për rikthim u zbehën vetëm një minutë më vonë, kur Bernal u ndëshkua me karton të kuq (54'), duke i lënë andaluzianët me dhjetë lojtarë në fushë.

Me epërsinë numerike në fushë, Barcelona vulosi fitoren pa vështirësi. Garcia shënoi në minutën e 62-të për 2-4, ndërsa Dani Olmo në minutën e 81-të vulosi rezultatin përfundimtar në 2-5.

Me këtë sukses, Barcelona mbetet lidere e padiskutueshme në La Liga me 27 pikë të tubuara, duke ruajtur një distancë prej pesë pikësh ndaj përcjellësit të parë, Atletico Madridit, që zë vendin e dytë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.