KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Të paktën 21 të vdekur pasi një varkë me emigrantë u përmbys pranë Senegalit

Të paktën 21 të vdekur pasi një varkë me emigrantë u përmbys pranë Senegalit

Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pasi një varkë me emigrantë u përmbys pranë bregdetit të Senegalit, njoftuan autoritetet.

Në një deklaratë të dielën, Ministria e Brendshme e Senegalit bëri të ditur se varka (e njohur si “pirogë”) hasi në vështirësi pranë Kébémer-it, në veriperëndim të vendit.

Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar dhe deri më tani është gjetur një i mbijetuar, njoftoi ministria.

“Në emër të Presidentit të Republikës dhe të qeverisë, Ministri i Brendshëm dhe i Sigurisë Publike nderon kujtimin e viktimave dhe u shpreh ngushëllimet e tij të sinqerta familjeve të prekur”, shtohet në deklaratë.

Qeveria gjithashtu theksoi sërish “vendosmërinë e saj për të luftuar rrjetet e kontrabandimit të njerëzve” dhe deklaroi se do të bashkëpunojë me vendet fqinje për ta trajtuar këtë çështje.

Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM), pjesë e Kombeve të Bashkuara, bën të ditur se “Rruga e Atlantikut” – një itinerar i rrezikshëm – shërben si një shteg kryesor për emigrantët nga Afrika Perëndimore që udhëtojnë drejt Evropës.

Shtimi i kontrolleve në pikat tradicionale të nisjes së emigrantëve në Senegal, Marok dhe Mauritani i ka shtyrë disa prej atyre që kërkojnë të arrijnë në Evropë drejt jugut, në vende si Gambia.

“Këto pika alternative nisjeje mund ta zgjasin itinerarin e kalimit deri në 750 kilometra, duke e çuar gjatësinë e disa udhëtimeve në rreth 2,200 kilometra. Kjo i ekspozon njerëzit ndaj qëndrimeve më të gjata në det, brigjeve më të largëta e më pak të monitoruara, si dhe rreziqeve më të mëdha për mbytje të varkës, dehidratim dhe zhdukje”, thekson IOM-i. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.