KORREKT / SOT3 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore, gjenden 160 predha në Selenicë

Të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore, gjenden 160 predha në Selenicë

Rreth 160 predha të mbetura nga Lufta e Dytë Botërore janë zbuluar pranë urës së Vodiçës, në fshatin Vodiçë, Njësia Administrative Kotë, Bashkia Selenicë.

Zbulimi u bë nga një firmë që po kryente punime në zonë, e cila njoftoi menjëherë forcat xheniere për praninë e municioneve të rrezikshme, raporton euronews.al

Ekspertët e xhenios mbërritën në vendngjarje dhe për dy ditë me radhë zhvilluan operacionin për identifikimin dhe largimin e predhave.

Gjatë ditës së djeshme u gjetën dhe u siguruan rreth 140 predha mortaje, ndërsa gjatë ditës së sotme u evidentuan edhe 20 predha të tjera.

Në total, në zonë janë zbuluar 160 predha të Luftës së Dytë Botërore, të cilat janë transportuar nga specialistët për në Tiranë, ku do të kryhen procedurat për asgjësimin e tyre në mënyrë të kontrolluar.

Ndërhyrja e shpejtë e forcave xheniere shmangu çdo rrezik të mundshëm për banorët dhe për punonjësit që po kryenin punimet në këtë zonë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.