KORREKT / SOT27 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

“Të kujdesemi për njëri-tjetrin”, Harry Styles u drejtohet fansave në Wembley mes valës së nxehtësisë

“Të kujdesemi për njëri-tjetrin”, Harry Styles u drejtohet fansave në Wembley mes valës së nxehtësisë

Harry Styles hapi natën e gjashtë të rezidencës së tij në Wembley Stadium duke u bërë thirrje fansave të kujdesen për njëri-tjetrin, ndërsa temperaturat u rritën ndjeshëm të martën mbrëma.

Mbretëria e Bashkuar po përgatitet për atë që mund të jetë “dita më e nxehtë ndonjëherë”, pasi një valë nxehtësie që po përhapet në Evropë ka arritur edhe atje. Agjencia e Sigurisë Shëndetësore ka lëshuar një alarm të kuq, duke paralajmëruar se ekziston “rrezik për jetën edhe për popullatën e shëndetshme”.

Temperaturat në Londër u parashikuan të arrijnë deri në 33°C rreth orës 17:00, kur u hapën dyert, derisa ishte 31°C në kohën kur Harry Styles doli në skenë në orën 20:05, pas performancës së Shania Twain.

Harry Styles u ngjit në skenë për natën e radhës të turneut të tij “Together Together”, i veshur me pantallona të shkurtra karakteristike, një xhaketë dhe një këmishë portokalli.

Këngëtari, i cili nisi rezidencën e tij rekord prej 12 netësh në Wembley më 12 qershor, i bëri thirrje 80,000 fansave të pranishëm që të kujdesen për njëri-tjetrin.

“Do të kujdesemi për njëri-tjetrin, ju lutem përpiquni të qëndroni të hidratuar. Nëse ju nevojitet diçka në çdo moment, më tregoni, mund të ndalojmë në çdo kohë,” tha ai.

“Gjithçka është në rregull. Do të kujdesemi për njëri-tjetrin, të argëtohemi, të kërcejmë, të djersitemi, të këndojmë, të bërtasim nëse doni të shkoni më shpejt.”

Wembley Stadium ka lehtësuar politikën e saj për shishet e ujit, duke lejuar që pjesëmarrësit të futin brenda shishe metalike ose plastike të fortë.

Gjithashtu, brenda stadiumit u ofrua ujë me gjysmë çmimi, ndërsa krem dielli falas ishte i disponueshëm në pikat e informacionit.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.