KORREKT / SOT14 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Të hënën hapet zyrtarisht edicioni 14 i Javës Globale të Ndërmarrësisë

Të hënën hapet zyrtarisht edicioni 14 i Javës Globale të Ndërmarrësisë

Me organizim të Innovation Centre Kosovo, si nikoqir zyrtar i Global Entrepreneurship Week në Kosovë, dhe nën patronatin e Kryeministrit Albin Kurti, Java Globale e Ndërmarrësisë shënohet me shume ngjarje dhe aktivitete, nga 16-22 Nëntor 2026.

Ceremonia zyrtare e hapjes së GEW2026 do të mbahet në hapësirat e Innovation Centre Kosovo, Amfiteatri i Pallatit të Rinisë, në Prishtinë, duke filluar nga ora 10:00, në praninë e kryeministrit Albin Kurti.

Për të marr pjesë në ngjarje, duhet të regjistroheni këtu.

Në këtë ngjarje, Mërgim Cahani (CEO dhe themelues i Gjirafa Inc.), do të këtë fjalën kryesore frymëzuese (keynote) për të pranishmit dhe komunitetin, ndërsa folës në hapje do të jenë Uranik Begu (drejtor menaxhues në Plug and Play), Gem Maloku (CEO i NLB Banka), Dorina Grezda (U.D. e drejtores menaxhuese në ICK), dhe Marigona Ujkani (menaxhere në Coca-Cola HBC Kosova).

Nikoqir i GEW Kosova dhe moderator i ngjarjes është Shpend Lila (ICK).

Java Globale e Ndërmarrësisë 2026 në Kosovë mbështetet nga Zyra e Kryeministrit, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë, dhe Inovacionit, KIESA, NLB Banka, Kryeqyteti Prishtina, Wolt, Instabuilt, World Link Towers, Coca-Cola HBC Kosova, Toyota Kosova, Kode Labs, dhe Telegrafi.com i partner medial.

Innovation Centre Kosovo dhe bashkëpunëtorët, me padurim presin të ju takojnë të gjithëve në hapje, dhe të vazhdojë përpjekja e përbashkët për promovimin dhe avancimin e ndërmarrësisë, inovacionit, dhe mbështetjen e bizneseve startup.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.