Në botën e kujdesit për lëkurën, retinoli është kthyer në një “mbret të padiskutueshëm”. Siguron anti-plakje, rigjenerim dhe një lëkurë më të pastër. Por bashkë me rezultatet, shpesh vijnë edhe efektet anësore: irritim, skuqje, tharje dhe ndjeshmëri e lartë – sidomos tek lëkurat sensitive.
Ndërkohë, në heshtje, një përbërës tjetër, më i sigurtë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje nga dermatologët dhe entuziastët e skincare-it: Acidi Mandelik.
Çfarë është Acidi Mandelik?
Acidi mandelik është një AHA (alpha hydroxy acid) që nxirret nga bajamet. Ndryshe nga acidet e tjera më agresive, ai ka një strukturë molekulare më të madhe, gjë që ndikon drejtpërdrejt në mënyrën si vepron në lëkurë:
- depërton më ngadalë në shtresat e lëkurës
- vepron më butë dhe më kontrolluar
- shkakton dukshëm më pak irritim
Kjo e bën atë një nga acidet më të tolerueshme për lëkura të ndjeshme dhe reaktive.
Përfitimet reale të acidit mandelik në lëkurë
Përdorimi i rregullt i tij sjell:
1. Eksfolim i butë, pa agresivitet
Heq qelizat e vdekura pa dëmtuar apo irrituar barrierën e lëkurës.
2. Ndihmon në akne dhe poret e bllokuara
Falë vetive antibakteriale, është i dobishëm për lëkurën me tendencë akneike.
3. Uniformizon tonin e lëkurës
Ndihmon në zbehjen e njollave dhe hiperpigmentimit.
4. Më pak irritim krahasuar me acidet e tjera
I përshtatshëm për: lëkura të ndjeshme, fillestarët në skincare active, rutina të thjeshta dhe të qëndrueshme , të rinjë edhe para moshës 25 vjeçare.
Rëndësia e përgatitjes së lëkurës para përdorimit
Për rezultate optimale , sidomos tek lëkura shumë e yndyrshme, hapi i pastrimit paraprak është thelbësor.
Përdorimi i një toniku pastrues para aplikimit të acideve ndihmon në:
- largimin e yndyrës së tepërt dhe papastërtive
- balancimin e pH të lëkurës
- rritjen e depërtimit të përbërësve aktivë
Tonikët që përmbajnë përbërës si ekstrakt tamarindi, ekstrakt rrodhe dhe zink janë veçanërisht efektivë, pasi ndihmojnë në pastrimin e poreve dhe krijojnë një “bazë të pastër” për veprimin e acidit mandelik. Kjo fazë shpesh bën diferencën mes një rutine bazike dhe një rutine që jep rezultate të dukshme dhe të qëndrueshme.
Kush përfiton më shumë nga acidi mandelik?
Ky përbërës është veçanërisht i vlefshëm për:
- personat që nuk e tolerojnë retinolin
- lëkura reaktive ose të thata
- ata që duan rezultate pa “shock” për lëkurën
- shtatzënat dhe nënat gjidhënëse (me konsultim profesional)
Rezultate të qëndrueshme, pa sakrifikuar rehatinë e lëkurës.
Mr.Ph.Emel Spahi,
Facebook: https://www.facebook.com/profile.php?id=61570737210239
Instagram: https://tr.ee/qWuDILl-k6
Linktree: https://linktr.ee/PharmacerisKosova