KORREKT / SOT26 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Të enjten nis dezinsektimi hapësinor në Mitrovicë

Të enjten nis dezinsektimi hapësinor në Mitrovicë

Drejtoria e Shëndetësisë në Komunën e Mitrovicës ka njoftuar se të enjten, më 1 tetor 2026, do të nisë procesi i dezinsektimit hapësinor në territorin e komunës.

Sipas njoftimit, dezinsektimi do të fillojë nga ora 18:30.

Gjatë zhvillimit të procesit, qytetarëve u është bërë thirrje që t’i mbajnë të mbyllura dritaret dhe dyert, me qëllim parandalimin e futjes së insekteve në ambientet e brendshme.

Ndërkaq, bletarët janë udhëzuar që të marrin masat e nevojshme për mbrojtjen e bletëve, në përputhje me rekomandimet profesionale.

Drejtoria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në rast të kushteve të pafavorshme atmosferike, si shiu, erërat e forta apo rrethana të tjera që pamundësojnë realizimin e procesit, dezinsektimi do të shtyhet për ditën e ardhshme me kushte të përshtatshme atmosferike. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.