KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

“Të dua shumë”, Vanessa Bryant emocionon me mesazhin për Kobe-n në ditëlindjen e tij të 48-të

“Të dua shumë”, Vanessa Bryant emocionon me mesazhin për Kobe-n në ditëlindjen e tij të 48-të

Vanessa Bryant ndau një homazh prekës për bashkëshortin e saj të ndjerë, Kobe Bryant, në ditën kur ai do të festonte 48-vjetorin.

44-vjeçarja publikoi në Instagram një fotografi të Kobe-t, ku ai shihet i ulur në prehrin e saj, duke e shoqëruar me fjalët: “Gëzuar ditëlindjen, zemër. Të dua shumë”.

Postimi u prit me komente mbështetëse nga miq dhe emra të njohur, mes tyre David Beckham, Kris Jenner, Gabrielle Union dhe Michael Phelps.

Edhe vajza e tyre e madhe, Natalia Bryant, e kujtoi të atin në këtë ditë të veçantë. 23-vjeçarja publikoi një fotografi nga fëmijëria me Kobe-n në Instagram Stories, duke shkruar: “Gëzuar ditëlindjen, babi”, shoqëruar me një zemër të kuqe.

Kobe Bryant dhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, humbën jetën tragjikisht në janar të vitit 2020, pas rrëzimit të një helikopteri në Calabasas të Kalifornisë.

Që prej atëherë, Vanessa dhe familja e kanë kujtuar vazhdimisht legjendën e basketbollit dhe Giannën përmes mesazheve dhe aktiviteteve të fondacionit Mamba & Mambacita.

Në ditën e ditëlindjes së tij, edhe NBA e nderoi Kobe-n me një postim përkujtimor, duke rikthyer në vëmendje trashëgiminë e një prej figurave më ikonike të basketbollit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.