Taylor Swift ka angazhuar ekipin e saj ligjor kundër artistes nga Las Vegasi, Maren Wade, e cila e paditi këngëtaren për shkelje të markës tregtare lidhur me albumin “The Life Of A Showgirl”.
Wade pretendon se ajo kishte përdorur prej vitesh konceptin “Confessions of a Showgirl” për projektet e saj artistike dhe mediatike.
Ajo kërkon dëmshpërblim dhe ndalimin e përdorimit të titullit nga Swift, shkruan DailyMail.
Avokatët e Swift e quajtën padinë “absurde” dhe “të pabazuar”, duke thënë se Wade po përpiqet të përfitojë nga fama e këngëtares për të promovuar markën e saj.
Sipas ekipit ligjor të Swift, Wade filloi të përdorte më shpesh emrin dhe përmbajtje të lidhura me albumin vetëm pasi ai u publikua.
Ata pretendojnë gjithashtu se ajo përdori muzikën dhe imazhin e Swift në rrjetet sociale pa leje.
Avokatët e Swift argumentojnë se nuk ka mundësi që publiku t’i ngatërrojë projektet e Wade me albumin e artistes së famshme. Seanca gjyqësore është caktuar për 27 maj. /Telegrafi/