Ismail Tasholli nga “Liria ka emër”, e cila njëherit është edhe organizatore e protestave në diasporë, i është kundërpërgjigjur BE-së, duke ju thënë se përgjigjen e merrni më 10 tetor në Bruksel.
Tasholli ka thënë se pa përgjigje nuk do të mbetet as Zyra e BE-së në Kosovë, duke treguar se protestat e organizuar nga “Liria ka emër” do të vazhdojnë.
“BE-ja do ta marrë përgjigjen e kosovarëve dhe mërgatës shqiptare më 10 tetor në Bruksel. Pa përgjigje nuk do të mbetet as Zyra e BE-së në Kosovë. Protestat e “Liria ka emër” nuk ndalen! #LiriaKaEmër”, ka shkruar Tasholli. /Telegrafi/