Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka biseduar me të dërguarin special të Gjermanisë për dialogun Kosovë-Serbi, Manuel Sarrazin, rreth takimit që do të mbahet në Ohër.
Kurti e ka falënderuar Sarrazin’in për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të tij.
Po ashtu, ai ka potencuar se pala kosovare vazhdon të jetë konstruktive, krijuese dhe përkushtuese ndaj dialogut të hapur dhe thelbësor për një marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve.
‘‘Përpara takimit të radhës të nivelit të lartë në Ohër fola me të dërguarin special të Gjermanisë Manuel Sarrazin. Ne vazhdojmë të jemi konstruktiv, krijues dhe të përkushtuar ndaj dialogut të hapur dhe thelbësor drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. E falënderova për rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme’’, ka thënë Kurti në Twitter.