KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Takimi me Kurtin, deklarohet Ambasada Amerikane në Prishtinë

Takimi me Kurtin, deklarohet Ambasada Amerikane në Prishtinë

E ngarkuara me punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Takimi u fokusua në mundësitë për avancimin e bashkëpunimit ndërmjet Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës, me theks të veçantë në fushën e tregtisë, investimeve, si dhe në çështje me interes të përbashkët për paqen dhe stabilitetin në rajon.

Për takimin ka njoftuar Ambasada Amerikane në Prishtinë përmes një postimi, ku thuhet se Prattipati dhe Kurti diskutuan për mënyrat e forcimit të partneritetit ndërmjet dy vendeve.

“E ngarkuara me punë Anu Prattipati u takua me Kryeministrin Albin Kurti për të diskutuar mundësitë për avancimin e bashkëpunimit SHBA-Kosovë, përfshirë forcimin e partneritetit tonë në fushën e tregtisë dhe investimeve, si dhe bashkëpunimin në prioritete të përbashkëta që mbështesin paqen dhe stabilitetin rajonal”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.