KORREKT / SOT15 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Tahiri reagon pas vendimit të Qeverisë: UÇK-ja të na bashkojë, pa kalkulime politike

Tahiri reagon pas vendimit të Qeverisë: UÇK-ja të na bashkojë, pa kalkulime politike

Kryetari i Grupit Parlamentar të PDK-së, Arian Tahiri, ka thënë se çështjet që lidhen me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) duhet të trajtohen me përgjegjësi dhe pa kalkulime politike.

Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka theksuar nevojën për unitet dhe ka bërë thirrje që këto çështje të mos përdoren për interesa të ngushta apo përçarje.

“Siç e kam thënë përherë, UÇK-ja duhet të na bashkojë!

Prandaj, çdo çështje që lidhet me të, duhet të trajtohet me përgjegjësi, sinqeritet dhe korrektësi maksimale.

Pa kalkulime politike. Pa interesa të ngushta. Pa përçarje.

Në çështjet që prekin themelet e lirisë sonë, duhet të jemi bashkë”, ka shkruar Tahiri./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.