Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë te DPT te Fidani në T7 se Qeveria Kurti është e korruptuar.
Ai ka përmendur disa skandale që kanë dalë në këtë qeveri, si dhe të fundit me kryeshefin e KEK-ut.
Tahiri ka thënë se rastet e korrupsionit janë përmendur edhe në raportin e fundit të DASH-it.
“Ajo nuk diskutohet. Po dalin fjalët. Thirrja për një qeveri pa korrupsion ka vdekur ka përfunduar këtu. A e dini pse ka ardhur kështu? Sepse kjo qeveri që prej që ka ardhur në pushtet, e ka trajtuar nepotizmin si parësore. Janë futur njerëz në pozita vetëm pse kanë qenë anëtar të familjes apo që kanë qenë grup i ngushtë. Kjo ta korrupton sistemin. Lidhjet e shkurtra ta korruptojnë sistemin dhe kjo po shihet”, tha ai.