Sydney Sweeney ka mbetur jashtë skenave të filmit The Devil Wears Prada 2, pasi skena e saj është hequr gjatë procesit të montazhit.
Publiku nuk do ta shohë aktoren 28-vjeçare në ekranin e madh kur vazhdimi i filmit të dalë në kinema më 1 maj.
Sipas raportimeve, vendimi për të hequr skenën e saj është marrë për arsye krijuese.
Sipas një raporti të Entertainment Weekly, paraqitja e Sweeney-t do të ndodhte në fillim të filmit, por është hequr pasi nuk funksiononte mirë në strukturën e historisë.
Burime nga produksioni theksojnë se ekipi i filmit ishte mirënjohës për pjesëmarrjen e saj, duke e bërë vendimin për ta hequr skenën një vendim të vështirë.
Ylli i Euphoria-s kishte një rol si vetja në një skenë tre-minutëshe, ku personazhi i saj stilohej nga Emily Charlton, e luajtur nga Emily Blunt.
Fansat morën vesh për pjesëmarrjen e saj pasi ajo u pa duke mbërritur në setin e filmit në New York në gusht.
Ndërkohë, megjithëse Sweeney nuk do të shfaqet më në film, Lady Gaga pritet ende të ketë një paraqitje të shkurtër.
Këngëtarja 40-vjeçare ka shkruar dhe regjistruar gjithashtu këngën Runway së bashku me reperen Doechii për kolonën zanore të filmit.