Sydney Sweeney tërhoqi vëmendjen në Venecia, teksa mbërriti në festën e Armani Beauty e veshur me një fustan të guximshëm me xixa.
Aktorja 28-vjeçare ndodhet në qytetin italian për Festivalin e Filmit dhe zgjodhi një veshje që theksonte format e saj.
Ajo u shfaq krah të dashurit të saj, menaxherit të muzikës Scooter Braun, 45 vjeç, me të cilin u fotografua duke mbajtur duart. Braun zgjodhi një kostum elegant për mbrëmjen, shkruan DailyMail.
Në të njëjtën festë ishte edhe Kendall Jenner, e cila u shfaq me një bluzë të bardhë, fund të zi me teksturë dhe taka të zeza me rripa.
Modelja kishte tërhequr vëmendjen edhe më herët në Venecia, me një fustan të artë nga Armani në tapetin e kuq.
Ndërkohë, Sweeney dhe Braun shijuan momente romantike gjatë qëndrimit në Venecia. Më herët gjatë ditës, çifti u fotografua në një gondolë, ku shkëmbyen edhe një puthje.
Romanca e tyre nisi vitin e kaluar, pasi Sweeney i dha fund fejesës me Jonathan Davino. Braun, nga ana tjetër, ishte i martuar me Yael Cohen dhe ka tre fëmijë nga kjo martesë. /Telegrafi/