KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sveçla: Të izolohet Serbia derisa Vuçiq të marrë masa ndaj ministres Paunoviq

Sveçla: Të izolohet Serbia derisa Vuçiq të marrë masa ndaj ministres Paunoviq

Ministri i Brendshëm i Kosovës Xhelal Sveçla kërkon nga ndërkombëtarët izolimin e Presidentit serb Vuçiq derisa ky i fundit të marrë masa ndaj ministres Paunoviç, lidhur me deklaratat e saj tronditëse se po të kishte qenë në vend të Millosheviçit do të kryente spastrim etnik në Kosovë.

Në një lidhje në A2CNN, Sveçla e konsideroi të butë qëndrimin e deritanishëm të BE-së. Po ashtu ai vuri në dukje se Vuçiq duhet jo vetëm ta shkarkonte Paunoviqin, por ajo të shkonte për ndjekje penale.

“Sa i takon bashkësisë ndërkombëtare unë ende mendoj se është një reagim i butë, do të duhej një izolim i qeverisë së Serbisë, derisa nuk ndërmerr masa ndaj pjesëtarëve të saj, për gjuhën, sjelljen e tyre, në raport me popullin shqiptar, dhe në raport me standardet europiane”, tha Sveçla.

“Deklaratat e tyre shkelin edhe vlerat më bazike të Perëndimit, aty ku aspirojmë të integrohemi, BE dhe NATO. Një deklaratë e tipit ‘kjo gjuhë s’është e pranueshme për Europën’, nuk mjafton. Vuçiq deklarimin e ka vetëm verbal. Minimumi çfarë pritet prej tij është shkarkimi i zv.kryeministrit dhe ministres, patjetër edhe ndjekja penale”, vijoi ministri i Brendshëm. (A2 CNN)

– YouTube www.youtube.com

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.