KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sveçla takon shefin e Karabinierëve, flasin për themelimin e xhandarmërisë së Kosovës

Sveçla takon shefin e Karabinierëve, flasin për themelimin e xhandarmërisë së Kosovës

Në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla u prit në Komandën e Përgjithshme të Armatës së Karabinierëve, nga Shefi i Shtabit të Komandës, Gjenerali Andrea Taurelli Salimbeni.

Në njoftimin për media thuhet se Sveçla shprehu mirënjohjen për kontributin e pjesëtarëve të Karabinierëve në Kosovë, në mbështetje të institucioneve të vendit dhe në funksion të ruajtjes së sigurisë, paqes dhe stabilitetit.

Temë e takimit, sipas njoftimit ishte edhe themelimi dhe zhvillimi i xhandarmërisë së Kosovës.

“Në këtë drejtim, u shkëmbyen pikëpamje mbi mundësitë për thellimin e bashkëpunimit, me fokus në shkëmbimin e përvojave dhe ekspertizës profesionale, si dhe në zbatimin e standardeve dhe praktikave më të mira për zhvillimin e kësaj komponente të sigurisë”.

“Me një traditë mbi 212 vjeçare, Armata e Karabinierëve përfaqëson një nga institucionet më të konsoliduara të sigurisë në Evropë, duke ndërthurur funksionet me disiplinën institucionale dhe përvojën e gjerë në operacionet ndërkombëtare të sigurisë dhe stabilitetit”, thuhet në njoftim.

Ministri Sveçla ka theksuar gjithashtu edhe rëndësinë e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe avancimin e mëtejmë të sigurisë në vend.

“Thellimi i partneriteteve dhe bashkëpunimi në fusha me interes të përbashkët mbeten të rëndësishme për garantimin e sigurisë, ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, si dhe mbrojtjen e qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim./Klankosova.tv

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.