Shefi i Grupit të Asamblistëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Gëzim Sveçla, ka publikuar një fotografi ku shihen pranga.
Fotografinë e ka shoqëruar me mbishkrimin: “Për Përparim Ramën, nga qytetarët e Prishtinës.”
Postimi është bërë gjatë seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, ku po diskutohet edhe projekti për Tulltoren. /Telegrafi/