Asamblisti i Komunës së Prishtinës nga radhët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, Gëzim Sveçla e ka quajtur ide të çmendur propozimin e Përparim Ramës për nderimet e reja në Ulpianë.
“Ulpianën e mbrojmë me vendim institucional, jo me postime e premtime të Përparim Ramës në Facebook”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Reagimi qytetar e bëri punën e vet!
Përparim Rama u zmbraps nga ideja e tij e çmendur për ndërtime të reja në Ulpianë.
Megjithatë, duke i njohur aftësitë e tij për mashtrim, nuk bën të relaksohemi.
Për këtë arsye, në mbledhjen e ardhshme të Kuvendit Komunal të Prishtinës, kurdo që të mbahet ajo, Lëvizja VETËVENDOSJE! do të propozojë ANULIMIN E VENDIMIT PËR “ULPIANA 2030 LEGACY”.
Ulpianën e mbrojmë me vendim institucional, jo me postime e premtime të Përparim Ramës në Facebook.

