KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Suspendimi i Vinicius Jr ia hap “derën” Mourinhos, Endrick mund të luajë në një pozitë të re

Suspendimi i Vinicius Jr ia hap “derën” Mourinhos, Endrick mund të luajë në një pozitë të re

Sipas gazetës Marca, trajneri portugez po shqyrton mundësinë që Endricku të luajë në krahun e djathtë të sulmit kundër Sevillas, me Kylian Mbappen në qendër dhe Yan Diomanden në krahun e majtë.

Pezullimi i Vinicius Juniorit, i cili pritet të mungojë në katër ndeshjet e ardhshme, ka krijuar hapësirë në repartin ofensiv të Real Madridit. Paraqitja e Endrickut në kryeqytetin italian e ka vendosur brazilianin në pozitë të favorshme për ta shfrytëzuar këtë mundësi.

I futur në pjesën e dytë kundër Romës, 20-vjeçari i shkaktoi shumë probleme mbrojtjes kundërshtare, shënoi gol dhe luajti rol të rëndësishëm në përmbysjen e rezultatit. Paraqitja e tij duket se e ka shtyrë Mourinhon të rishqyrtojë alternativat që ka në sulm.

Një vend në formacionin titullar do të përfaqësonte një ndryshim të madh në situatën e Endrickut te Real Madridi. Para udhëtimit në Romë, ai kishte regjistruar vetëm katër minuta në ndeshjet zyrtare të këtij sezoni, pasi ishte penguar edhe nga një lëndim në fillim të kampanjës.

Mungesa e minutave kishte ngritur pikëpyetje për të ardhmen e tij në Santiago Bernabeu, ndërsa një huazim tjetër gjatë afatit kalimtar të janarit ishte përmendur si mundësi.

Megjithatë, Endricku kishte vendosur të qëndronte te Real Madridi pas një huazimi mbresëlënës te Lyoni në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar. Në 21 paraqitje në të gjitha garat me klubin francez, ai regjistroi tetë gola dhe tetë asistime./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.