KORREKT / SOT7 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Superkompjuteri thuajse e konfirmon kalimin e Dritës dhe Shkëndijës në ‘play-off’ të Ligës së Konferencës

Superkompjuteri thuajse e konfirmon kalimin e Dritës dhe Shkëndijës në ‘play-off’ të Ligës së Konferencës

Superkompjuteri i Football Meets Data ka publikuar përditësimet e reja sa i përket ekipeve që pritet të kalojnë në fazën tjetër të Ligës së Konferencës, ku ekipet shqiptare si Drita e Gjilanit dhe Shkëndija e Tetovës kanë siguruar thuajse kualifikimin.

Drita e Gjilanit u mposht me rezultat 0-3 nga AZ Alkmaar në ‘Fadil Vokrri’ të enjten mbrëma, ndërsa Shkëndija fitoi në shtëpi ndaj Slovan Bratislava me rezultat 2-0.

Megjithatë, Drita mbeti fazës ‘play-off’ në vendin e 19-të me tetë pikë, teksa Shkëndija e 21-ta me 7 pikë.

Kështu, sipas superkompjuterit të Football Meets Data, 27 ekipe janë ende në garë për 24 vende në fazën eliminatore të Ligës së Konferencës, ku 23 ekipe kanë mbi 95% për t’ia dalë mbanë.

Sipas superkompjuterit, Drita ka gjasa prej 99.96% për të siguruar një vend në 24-she që e dërgon në fazën play-off, teksa Shkëndija ka shanse prej 95%.

Në thelb, gjithçka varet nga Zrinjski kundër Lincolnit për vendin e fundit, ndërsa KuPS dhe Breidablik kanë ndeshje jashtë fushe, përkatësisht në Crystal Palace dhe Strasburg, duke bërë një kualifikim të tyre shumë të vështirë.

Në ndeshjen e fundit, Drita luan në udhëtim te Rayo Vallecano, teksa Shkëndija udhëton te AEK Larcnaca. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.