KORREKT / SOT8 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Super dueli për kreun e tabelës:Galatasaray përballë ekipit të Besnik Hasit Ahmed Sportif

Super dueli për kreun e tabelës:Galatasaray përballë ekipit të Besnik Hasit Ahmed Sportif

Në kuadër të Supeligës së Turqisë sot me fillim nga ora 17:00 në “Rams Park” do të luhet super përballja Galatasaray vs Ahmed Sportif. 

Ndeshja ka marrë vëmendje të veçantë pasi lufta për kreun e tabelës është ngushtuar shumë. 

Ekipi i trajnerit shqiptar Besnik Hasi ndodhet vetëm dy pikë poshtë liderit Galatasarayit shkruan Indeks Online.

Interes të veçantë kësaj përballjeje i japin edhe emrat shqiptarë. Në fushë startues do të jenë futbollistët shqiptarë Ermal Krasniqi dhe Lumbardh Dellova!

Të dy skuadrat para përballjes kanë njoftuar për mungesa të rëndësishme.

Ekipi i Okan Buruk, ka njoftuar që sulmuesi Victor Osimhen nuk do të jetë në dispozicion për shkak të lëndimit, edhe pse klubi njoftoi që ndërhyrja në gju kaloi me sukses.

 Mungesë tjetër te Gallata është edhe mbrojtësi Abdulkerim Bardakci, kurse te Ahmed Sportif lojtari Samuel Ballet eshte i pezulluar dhe Dilhan Demir mungon shkak lëndimit! /IndeksOnline/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.