Një person është arrestuar nën dyshimin për lëndim të rëndë trupor, pasi dyshohet se bashkë me dy persona të tjerë e kishte sulmuar fizikisht një person në fshatin Komoran të Gllogocit.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 14 tetor, rreth orës 20:00, ndërsa i dyshuari është arrestuar më 17 tetor.
“Më 17.10.2026 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se i njëjti bashkë me dy të dyshuar tjerë meshkuj kosovarë, dyshohet se e kishin sulmuar fizikisht viktimën, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor”, thuhet në raportin e Policisë.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Lajmi.net/
Burimi: lajmi.net ↗

