KORREKT / SOT20 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sulmohet gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”

Sulmohet gazetari Elton Tozaj, publikon fotografinë: “Nuk më ndalni dot”

Gazetari Elton Tozaj dyshohet se është sulmuar, lajmin e ka bërë të ditur përmes një postimi në Instagram Story.

Në fotografinë e publikuar, Tozaj shfaqet i gjakosur, ndërsa krahas saj ka ndarë edhe një mesazh për personin apo personat përgjegjës për sulmin.

“Kushdo që e bëri këtë do e paguajë shumë shtrenjtë. Nuk më ndalni dot”, shkruan gazetari në postimin e tij.

Kujtojmë se Elton Tozaj ka qenë vazhdimisht në vëmendjen e publikut për shkak të deklaratave dhe publikimeve të tij lidhur me personazhe të njohur publikë. Ai është bërë i njohur edhe për rastin e publikimit të videove intime të kompozitorit të njohur Adrian Hila, me personazhe të njohura publike.

Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar mbi rrethanat e sulmit, autorët e mundshëm apo nëse rasti është denoncuar në polici.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.