KORREKT / SOT19 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sulmi në Ibër-Lepenc, sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj tre të akuzuarve

Sulmi në Ibër-Lepenc, sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj tre të akuzuarve

Në Pallatin e Drejtësisë në Prishtinë, nga ora 13:15, do të mbahet seanca gjyqësore lidhur me sulmin ndaj kanalit të “Ibër-Lepencit”, i cili ndodhi në nëntor të vitit 2024 në fshatin Varagë të Zubin-Potokut.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Jovan Viqentijeviq dyshohet se, së bashku me vëllain e tij, Dragisha Viqentijeviq, ka dëmtuar qëllimisht infrastrukturën e kanalit duke përdorur eksploziv, me qëllim të kryerjes së veprës penale të terrorizmit.

Për këtë rast akuzohet edhe Igor Dimoviq, i cili nuk ndodhet në paraburgim. Ndërkaq, dy vëllezërit Viqentijeviq vazhdojnë të mbahen në paraburgim.

Sulmi ndaj kanalit të “Ibër-Lepencit” ndodhi në nëntor të vitit 2024, kur dyshohet se u përdorën rreth 20 kilogramë eksplozivë. Shpërthimi shkaktoi dëme në infrastrukturën jetike të furnizimit me ujë, duke ngritur shqetësime për sigurinë e infrastrukturës kritike në Kosovë.

Autoritetet e Kosovës e kanë cilësuar ngjarjen si akt terrorist, ndërsa kanë drejtuar akuza ndaj Serbisë për përfshirje në këtë rast.

Në shkurt të vitit 2026, të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm para gjykatës.

Në kuadër të procesit gjyqësor, pritet të shqyrtohen provat e paraqitura nga Prokuroria, si dhe pretendimet e mbrojtjes, me qëllim të ndriçimit të plotë të rrethanave të sulmit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.