KORREKT / SOT26 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Moti

Stuhia me erëra të forta shkakton dëme në Rahovec, ekipet emergjente në terren

Stuhia me erëra të forta shkakton dëme në Rahovec, ekipet emergjente në terren

Komuna e Rahovecit ka njoftuar se stuhia e shoqëruar me erëra të forta, e cila ka përfshirë sot territorin e komunës, ka shkaktuar dëme në qytet dhe në disa lokalitete të tjera.

Sipas njoftimit, Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim, në bashkëpunim me ekipet emergjente, ka dalë menjëherë në terren dhe po punon për sanimin e dëmeve dhe rikthimin e gjendjes në normalitet.

Autoritetet komunale nuk kanë bërë të ditur ende shkallën e dëmeve, ndërsa ekipet po vazhdojnë vlerësimin e situatës në zonat e prekura.

Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin lëvizjet pranë pemëve, shtyllave elektrike dhe objekteve të dëmtuara, të cilat mund të paraqesin rrezik për sigurinë.

Po ashtu, qytetarëve u është kërkuar të respektojnë udhëzimet e institucioneve kompetente deri në përfundimin e ndërhyrjeve në terren. /Telegrafi/


Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.