KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Bota

Studentët nisin protesta edhe në Itali

Studentët nisin protesta edhe në Itali

Edhe në Itali studentët kanë zbritur në rrugë në mbarë vendin, duke u përleshur me policinë dhe duke mbajtur me kokë poshtë postera me fotot e politikanëve.

Me thirrjet “Financoni shkollën dhe jo luftën” dhe “Më pak armë dhe më shumë të drejta”, të rinjtë kanë mbushur rrugët në qytetet më të rëndësishme të vendit fqinj si Romë, Torino, Xhenova, Venecia, Padova, Trevizo dhe Kaliari.

Në Torino, studentët marshuan me thirrje kundër qeverisë, kryeministres Meloni, ministrit të Arsimit dhe politikanëve ekstremistë.

Pas verifikimit të përleshjeve me agjentët e policisë, të cilët u sulmuan me gurë, një grup pedagogësh zbriti në shesh dhe u vendos si kordon mes studentëve dhe efektivëve.

Në Romë, pas një demonstrate të mbajtur përpara Ministrisë së Arsimit me thirrje dhe gurë, manifestimi u mbyll pa tensione, por djemtë dhe vajzat lanë takim të premten e ardhshme për një asamble publike, me qëllim organizimin e lëvizjes studentore.

Në tubimin e sotëm në kryeqytetin italian, sipas njoftimeve të policisë italiane, morën pjesë rreth 5 mijë studentë.

Ndërkohë, në korteun e mbajtur në Milano, të rinjtë mbajtën me kokë poshtë fotot e kryeministres Meloni dhe ministrit të Jashtëm Tajani, me shenja duarsh me ngjyrë të kuqe, që simbolizojnë gjakun.

Gjithashtu, ata kundërshtuan edhe reformën e planifikuar në arsim, që largon nga shkollat fëmijët e emigrantëve, duke brorhoritur se “askush nuk është i huaj”.

Në shkallë vendi, pjesëmarrja në protestë ishte 400 mijë studentë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.