KORREKT / SOT25 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Ekonomi

Struga rrit faturat e ujit deri në 12%, qytetarët kundërshtojnë shtrenjtimin

Struga rrit faturat e ujit deri në 12%, qytetarët kundërshtojnë shtrenjtimin

Autoritetet lokale në Strugë do tua urojnë vitin e ri qytetarëve me fatura uji më të larta deri në 12%. Faturat e janarit do të jenë gjithashtu më të larta për kompanitë lokale me 11%.

Por rritja nuk ndalet me kaq. Do të vazhdojë në vitin 2028 me 4% për individët dhe 3% për personat juridikë, dhe në vitin 2029 me 4% për individët dhe 6% për personat juridikë. Nga Ujësjellësi thonë se nëse një familje më parë ka paguar 700 denarë për ujë dhe kanalizime, tani do të paguajë 780 denarë.

“Mund të njoftojmë se do të ketë një rritje të caktuar çmimesh, por nuk do të jetë e madhe dhe do të jetë brenda kornizës së asaj që na jep Komisioni Rregullator. Ne nuk e marrim vendimin për rritjen e çmimit, ai na vjen nga Komisioni Rregullator. Ne paraqesim një plan biznesi me kostot e llogaritura nga vitet e kaluara dhe ata paraqesin çmimet maksimale dhe minimale, që duhet të ndjekim në tre vitet e ardhshme.” deklaroi Jovanço Meçkaroski – Drejtor i Ujësjellësit dhe Kanalizimit Strugë

Lidhja Shqiptare thotë se Komuna dhe Ndërmarrja Publike “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, duhet së pari të përgjigjen se kur banorët e Strugës më në fund do të marrin furnizim të rregullt me ujë të pijshëm të sigurt dhe kur do ta zgjidhin problemin me burimet.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.