KORREKT / SOT14 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Stresi i “mëson” studentët si të përgatiten për protestë

Stresi i “mëson” studentët si të përgatiten për protestë

Stresi ndoshta mund të ketë kontribuar në mesin e situatës së tensionuar në Tiranë.

Reperi i njohur, përkrahës i Partisë Demokratike të Sali Berishës, ka publikuar fotografinë e disa shisheve të mbushura me benzinë, të lidhura për mjete piroteknike.

Krahas fotografisë, Stresi ka shkruar se kjo është forma e vetme për të zmbrapsur policinë.

“Vetëm me këto i zmbrapsni policët, e makinat, e çdo gjë. Jua garantoj 100%” shkroi Stresi.

Qysh dje, situata në Tiranë është tensionuar, me shumë protestues që kanë sulmuar me kokteje molotovi Bashkinë e Tiranës dhe tregun te Pazari i Ri.

Dhjetëra protestues janë shoqëruar në komisariat, teksa plot të tjerë kanë përfunduar në emergjencë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.