KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

“Storm 18” në Durrës: Arrestohet organizatorja, në pranga edhe 2 shtetase kolumbiane për prostitucion

“Storm 18” në Durrës: Arrestohet organizatorja, në pranga edhe 2 shtetase kolumbiane për prostitucion

Finalizohet operacioni policor i koduar “Storm 18” në Durrës, ku Policia e Shtetit goditi një rast të shfrytëzimit të një apartamenti me qira për prostitucion në lagjen nr. 1.

Sipas njoftimit zyrtar, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, e ndoqën rastin me metoda speciale hetimi për rreth 1 muaj dhe më pas finalizuan operacionin, duke kryer arrestime në flagrancë.

Në pranga ra M. L., 26 vjeçe, shtetase kolumbiane, e dyshuar si organizatore e kësaj veprimtarie, pasi dyshohet se kishte marrë me qira apartamentin dhe e kishte përshtatur për ushtrimin e prostitucionit. Sipas policisë, ajo dyshohet se e ka ushtruar edhe vetë këtë aktivitet në të njëjtin ambient.

Po ashtu, u arrestuan në flagrancë për ushtrim prostitucioni edhe dy shtetase kolumbiane: A. G., 33 vjeçe dhe B. A., 26 vjeçe. Ndërkohë, u proceduan penalisht në gjendje të lirë edhe 3 shtetas, për veprën penale “Prostitucioni”.

Gjatë operacionit u sekuestruan si prova materiale 3 pasaporta, një shumë parash e dyshuar e përfituar nga prostitucioni, 1 leje drejtimi dhe 3 celularë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.