KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Stojko Ramov është zgjedhur kryetar i ri i SASHK-ut

Stojko Ramov është zgjedhur kryetar i ri i SASHK-ut

Stojko Ramov është zgjedhur kryetar i ri i Sindikatës së Pavarur për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Maqedonisë (SASHK), në kongresin e sotëm të VIII-të të rregullt të sindikatës.

Si prioritete në periudhën e ardhshme, Ramov njoftoi nënshkrimin e një marrëveshjeje kolektive për mbrojtjen e fëmijëve dhe një marrëveshjeje të re kolektive për kulturën, me qëllim përmirësimin e statusit ekonomik dhe social të punonjësve.

“Do të avokoj për rikthimin e dinjitetit të edukatorëve dhe vendosjen e tyre në vendin që meritojnë në këtë shoqëri. Në periudhën e ardhshme duhet të nënshkruhet një marrëveshje kolektive për mbrojtjen e fëmijëve dhe një marrëveshje e re kolektive për kulturën, kështu që kemi shumë punë përpara. Shpresoj se do të gjejmë mirëkuptim nga partnerët socialë, gjë që do të na lejojë të përmirësojmë statusin ekonomik dhe social të edukatorëve në të gjithë Maqedoninë”, theksoi Ramov.

Lidhur me afatin kohor për realizimin e këtyre pritjeve, ai tregoi se arritja e një marrëveshjeje varet nga të dyja palët në negociata.
Pas 16 vitesh në krye të SASHK-ut, Jakim Nedelkov largohet. Ai në Kongres theksoi se përveç përmbledhjes së rezultateve të periudhës së kaluar pesëvjeçare, priten edhe ndryshime në udhëheqje. Ai shtoi se në Kongres marrin pjesë rreth 270 delegatë nga e gjithë vendi./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.