KORREKT / SOT23 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Stojanovski: Maqedonia po bëhet destinacion tërheqës turistik, transporti ajror i udhëtarëve është rritur me 27,9%

Stojanovski: Maqedonia po bëhet destinacion tërheqës turistik, transporti ajror i udhëtarëve është rritur me 27,9%

Deputeti i partisë në pushtet, Bojan Stojanovski, deklaroi sot se rezultatet tregojnë se Maqedonia po bëhet një destinacion gjithnjë e më tërheqës turistik dhe transportues.

Duke u referuar në statistike, “aroportet në Ohër dhe Shkup kanë pasur korrikun më të suksesshëm deri më sot, duke vendosur rekorde historike në trafikun ajror maqedonas”, shkruan në rrjetet sociale deputeti Stojanovski.

“Rritje prej 27,9% e trafikut të udhëtarëve – vendi i parë mes shteteve joanëtare të BE+, sipas ACI Europe.

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit është renditur ndër aeroportet e mesme me rritjen më të shpejtë në Evropë, me rritje prej 28,6%.

Aeroporti “Shën Apostulli Pal” në Ohër ka shënuar muajin korrik më të suksesshëm në historinë e tij.
Gjatë korrikut, aeroporti i Ohrit ka shënuar rritje prej 41,21% krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Këto shifra janë dëshmi se investimet në linja të reja ajrore, zhvillimi i aeroporteve dhe mbështetja e turizmit sjellin rezultate konkrete për ekonominë maqedonase”, shkruan Stojanovski në Facebook.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.