KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Starton sezoni i ri në Durrës

Starton sezoni i ri në Durrës

Një kalendar i pasur aktivitetesh sportive, kulturore dhe argëtuese.

Durrësi ka çelur zyrtarisht sezonin turistik veror me një atmosferë festive dhe një kalendar të pasur aktivitetesh sportive, kulturore dhe argëtuese, duke synuar një sezon të larmishëm përgjatë gjithë vitit.

Starti i sezonit u dha paraditen e të shtunës në pishinën publike të qytetit, ku u zhvillua një kampionat noti me pjesëmarrjen e dhjetëra fëmijëve dhe të rinjve të grupmoshave 7 deri në 17 vjeç.

Përfaqësues të Bashkisë së Durrësit bëjnë me dije se do të zhvillohen aktivitete të shumta artistike, sportive dhe promovuese, me fokus jo vetëm turizmin veror.

Sipas autoriteteve lokale, Durrësi hyn në këtë sezon me rreth 300 struktura akomoduese të gatshme për turistët vendas dhe të huaj, ndërsa janë marrë masa për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik.

Një nga risitë e këtij viti mbetet turizmi i aventurës, i cili po tërheq veçanërisht turistët gjermanë.

Vitet e fundit, numri në rritje i vizitorëve e ka kthyer Durrësin në një nga destinacionet më të rëndësishme turistike në vend.

Për këtë sezon, pritshmëritë janë për një rritje të fluksit turistik me rreth 15% krahasuar me një vit më parë.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.