KORREKT / SOT5 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Kulture

Starmer mbyll kapitullin si kryeministër i Britanisë me një fjalim emocional

Starmer mbyll kapitullin si kryeministër i Britanisë me një fjalim emocional

I emocionuar, Keir Starmer falënderoi gruan e tij Victoria, të cilën e përshkruan si “shkëmbi” i tij.

“Kur të lë punën më të madhe në vend, do të kaloj më shumë kohë në punën më të rëndësishme, duke qenë bashkëshorti më i mirë që mundem për gruan time fantastike Vic, e cila ka qenë një shkëmb pranë meje në kohë të mira dhe të këqija, dhe duke qenë babai më i mirë që mundem për fëmijët e mi të bukur që janë krenaria dhe gëzimi im”, deklaroi ai.

@bbcnews UK Prime Minister Keir Starmer became emotional as he thanked his family during his resignation speech at Downing Street. #KeirStarmer #UKPolitics #PrimeMinister #DowningStreet #Parliament #Labour #BBCNews ♬ original sound – BBC News

Gjithashtu, Starmer falënderoi “të gjithë ata miq dhe kolegë që kanë qenë në krahun e tij për këto gjashtë vitet e fundit për përkushtimin, shërbimin dhe mbështetjen e tyre të jashtëzakonshme”.

“Dua të falënderoj stafin e shkëlqyer të Nr. 10 dhe shërbimin civil të jashtëzakonshëm të vendit tonë, të cilët ia kushtojnë jetën e tyre shërbimit publik”, shtoi ai.

Ndryshe, Starmer dha dorëheqje si kryeministër i Britanisë, duke iu nënshtruar presionit të fortë nga ligjvënësit dhe duke e vendosur vendin në rrugën e zgjedhjes së një udhëheqësi të gjashtë në shtatë vjet.

Ai deklaroi se do t’i japë pasardhësit të tij “mbështetjen e plotë dhe të qartë”. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.