Pas një videoje të publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqet stafi mjekësor në Spitalin e Gjakovës duke ndjekur Big Brother, ndërkohë që pacientët janë duke pritë nëpër koridore, ka reaguar analisti Ilir Mirena.
Duke shkruar në llogarinë tij në Facebook, Mirena i ka dalë në mbrojtje stafit mjekësor.
“Une jam me stafin mjekesor. Me ato rroga mizerje, pse more me i dhane zor. Tane diten veç n’telefon e n’tv kisha nejt,”-ka shkruar Mirena.
Ai ndër të tjera duket se u ka dhënë edhe një këshillë pacientëve, duke u thënë që të bashkohen me stafin e të shohin bashkë televizor.
“Qe thone kur s’un e lufton dikend ma mire bashkoju. Keshtu qe edhe pacienteve me mire ju bjen me u ba bashk me stafin mjekesor e me kqyr televizor qaty,”- është shprehur analist Mirena, i cili postimin e ka përfunduar me fjalët se, “n’kete vend edhe pacienti e edhe mjeku kane ike per lesh”.