Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë të ditur se për vitin 2027 janë paraparë projekte të reja, ndërsa disa projekte të parealizuara gjatë këtij viti pritet të vazhdojnë vitin e ardhshëm.
Muharremaj ka deklaruar në emisionin “Fol me Arin” në Klan Kosova, se shumica e projekteve të premtuara janë realizuar, ndërsa dy projektet e mëdha që kanë mbetur janë stacioni i autobusëve në qytet dhe bazeni gjysmëolimpik.
“Shumë shpejt do ta kemi një ankand publik për stacionin e autobusëve në qytet dhe për bazenin gjysmëolimpik. Besoj se të gjitha projektet e tjera për të cilat kemi folur i kemi realizuar”, ka deklaruar Muharremaj.
Burimi: klankosova.tv ↗

