Sport Club Gjilani ka njoftuar për përfundimin e bashkëpunimit me Blerim Bunjakun, i cili deri më tani ishte pjesë e shtabit teknik të skuadrës në rolin e asistentit të parë.
Përmes një njoftimi zyrtar, klubi gjilanas e ka falënderuar Bunjakun për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit.
Gjilani i ka uruar atij suksese të mëtejshme në karrierën profesionale dhe në sfidat e ardhshme.
Burimi: klankosova.tv ↗

