KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Spitali i Pejës jep detaje në lidhje me aksidentin tragjik në Kliqinë

Spitali i Pejës jep detaje në lidhje me aksidentin tragjik në Kliqinë

Një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë lënduar si pasojë e një aksidenti trafiku mes tri veturave, që ka ndodhur mëngjesin e së martës në rrugën Pejë–Prishtinë, në Kliqinë të Pejës.

Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili ka bërë të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:42.

Ndërkohë, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka njoftuar se në Emergjencë janë pranuar tre pacientë si pasojë e aksidentit.

Sipas spitalit, njëri prej tyre është sjellë në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe, pavarësisht përpjekjeve të ekipit mjekësor, ka ndërruar jetë.

“Pavarësisht përpjekjeve maksimale të ekipit mjekësor dhe të gjitha masave të ndërmarra për t’i shpëtuar jetën, fatkeqësisht pacienti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Spitalit të Pejës.

Dy pacientët e tjerë kanë pësuar lëndime trupore dhe, sipas spitalit, janë në gjendje stabile dhe po marrin trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Policia e Kosovës po heton rrethanat dhe shkaqet e aksidentit. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.