KORREKT / SOT22 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Shëndet

Spitali i Gostivarit ka rezervuar ujë teknik për nevoja higjienike

Spitali i Gostivarit ka rezervuar ujë teknik për nevoja higjienike

Për të përmbushur nevojat higjienike të pacientëve dhe punonjësve në Spitalin e Gostivarit, uji është siguruar nga autobotët.

Nga Administrata e Spitalit të Përgjithshëm “Dr. Ferid Murad” – Gostivar njoftojnë se që nga mbrëmë është instaluar një autobot uji në zonën e spitalit. Mjeti është siguruar nëpërmjet bashkëpunimit me Ndërmarrjen Publike të Shërbimeve “Tetovë” – Tetovë dhe do të jetë në dispozicion në periudhën në vijim.

“Autoboti do të përdoret nga pacientët dhe stafi i spitalit për nevoja higjienike dhe teknike, me qëllim sigurimin e kushteve më të mira të mundshme për funksionimin e qetë të spitalit, tha administrata e spitalit.

Dje, drejtori i spitalit, Emri Bajrami tregoi se është siguruar ujë i pijshëm në shishe për të gjitha departamentet e spitalit, i destinuar për pacientët, dhe kështu ata kanë qasje në ujë të pijshëm të sigurt.

Pas problemeve që lindën me ndotjen e ujit në furnizimin me ujë të qytetit, spitali u përball me një numër jashtëzakonisht të shtuar ekzaminimesh dhe një fluks pacientësh./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.