Finalja e Madhe e Konkursit të Këngës në Eurovision 2026 ka nisur me një performancë fantastike dhe madhështore nga fituesi i vitit të kaluar, JJ, me këngën e tij “Wasted Love”.
Që në hyrje të spektaklit u pa një intro mbresëlënëse, ku skena u ndriçua fuqishëm dhe u mbush me emocione të forta, duke krijuar një atmosferë të paharrueshme për publikun.
JJ dominoi të gjithë skenën e Eurovisionit me vokalin e tij të mrekullueshëm dhe interpretimin e fuqishëm, duke marrë duartrokitje të mëdha nga publiku në sallë.
Ai edhe një herë tregoi pse u shpall fitues i edicionit të kaluar, duke e nisur finalen në mënyrën më të fuqishme të mundshme. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com