KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Spektakël i hendbollisteve kosovare, fitore e thellë ndaj Estonisë në Prishtinë

Spektakël i hendbollisteve kosovare, fitore e thellë ndaj Estonisë në Prishtinë

Kombëtarja e Kosovës në hendboll për femra ka shënuar fitore bindëse ndaj Estonisë, duke e mposhtur me rezultat 39:22 në ndeshjen e parë të vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Botëror.

Ndeshja u zhvillua të premten mbrëma në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, ku hendbollistet kosovare treguan epërsi të qartë ndaj kundërshtareve të tyre.

Kosova e ndërtoi avantazhin që në pjesën e parë, të cilën e fitoi me rezultat 19:10. Në pjesën e dytë, përfaqësuesja vendase vazhdoi me lojë të mirë dhe e thelloi edhe më shumë epërsinë, duke siguruar fitoren me 17 gola dallim.

Lojtarja më e dalluar te Kosova ishte Merlinda Qorraj, e cila realizoi plot 13 gola. Kontribut të rëndësishëm dhanë edhe Elisa Mulaj dhe Mirjeta Bytyqi, me nga pesë gola secila.

Kosova dhe Estonia do të përballen sërish të shtunën në Prishtinë, në ndeshjen e dytë të këtij dueli kualifikues. Takimi fillon nga ora 17:00.

Kombëtarja që regjistron rezultat më të mirë në dy ndeshjet e këtij dueli do të avancojë në raundin e fundit kualifikues për Kampionatin Botëror të vitit të ardhshëm./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.