KORREKT / SOT28 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Sport

Spanja vjen në Tiranë për miqësore me Shqipërinë

Spanja vjen në Tiranë për miqësore me Shqipërinë

Federata Shqiptare e Futbollit ka zyrtarizuar edhe ndeshjen e dytë miqësore të Kombëtares U-21 për muajin nëntor. Kuqezinjtë do të përballen me Spanjën U-21 më 17 nëntor, në orën 19:00, në stadiumin “Arena Kombëtare”.

Pas miqësores me Luksemburgun, të programuar më 13 nëntor, sfida ndaj Spanjës përbën një tjetër test të rëndësishëm për skuadrën e drejtuar nga Alban Bushi, në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Europian U-21 2027.

Përballja me një nga përfaqësueset e njohura të futbollit europian në këtë grupmoshë do t’i shërbejë ekipit kuqezi për të vijuar punën dhe për të fituar eksperiencë në prag të sfidave të ardhshme.

Shqipëria është një nga vendet organizatore të Kampionatit Europian U-21 2027 dhe e ka të garantuar pjesëmarrjen në fazën finale të këtij kompeticioni.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.