Kombëtarja e Spanjës ka marrë një lajm qetësues para përballjes së madhe ndaj Portugalisë në fazën e 1/16 së finales së Kampionatit Botëror.
Sipas raportimit të Mundo Deportivo, Lamine Yamal, Pedro Porro dhe Aymeric Laporte munguan në stërvitjen e grupit të zhvilluar gjatë ditës së sotme, duke kryer vetëm punë rikuperuese në palestër.
Megjithatë, nuk ekzistojnë shqetësime serioze për gjendjen e tyre fizike dhe të gjithë pritet të jenë të gatshëm për sfidën ndaj Portugalisë.
Raporti shton se edhe Dani Olmo është stërvitur veçmas nga pjesa tjetër e skuadrës, por mesfushori ofensiv gjithashtu do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen e shumëpritur.
Spanja vjen në këtë takim pas një paraqitjeje bindëse në raundin e kaluar, ku mposhti Austrinë me rezultat të pastër 3-0 dhe siguroi kualifikimin në fazën tjetër të turneut.
Tani, La Roja synon të vazhdojë rrugëtimin në Botëror, ndërsa përballja me Portugalinë pritet të jetë një nga ndeshjet më interesante të kësaj faze të garës./Telegrafi/
