KORREKT / SOT24 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

Spalletti telefonon yllin e Cityt, e do me çdo kusht te Juventusi

Spalletti telefonon yllin e Cityt, e do me çdo kusht te Juventusi

Bernardo Silva do të largohet në fund të sezonit nga Manchester City dhe shumë klube janë vënë pas portugezit.

Sipas raportimeve të Gazzetta dello Sport, trajneri i Juventus, Luciano Spalletti, ka kontaktuar personalisht mesfushorin portugez Bernardo Silva, në përpjekje për ta bindur që t’i bashkohet klubit torinez në fund të sezonit.

I njëjti burim bën të ditur se agjenti i lojtarit ka qenë në negociata me drejtuesit e Juventusit prej disa javësh, duke përfituar nga fakti se kontrata e Silvës me Manchester City skadon në qershor.

Telefonata direkte nga Spalletti shihet si një hap i rëndësishëm nga ana e klubit italian për të siguruar shërbimet e një prej mesfushorëve më cilësorë në Evropë. Përveç Juventusit, interes për Silvën kanë shfaqur edhe Benfica dhe Barcelona.

Raportimet shtojnë se Juventusi i ka ofruar 30-vjeçarit një kontratë trevjeçare me vlerë rreth shtatë milionë euro në sezon, duke e bërë atë një nga objektivat kryesorë për merkaton e verës./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.