KORREKT / SOT12 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Teknologji

SpaceX dërgon ekuipazhin e ri drejt ISS-it

SpaceX dërgon ekuipazhin e ri drejt ISS-it

SpaceX ka lëshuar të enjten raketën Falcon 9 nga Florida, duke dërguar një ekuipazh prej katër astronautësh drejt Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor (ISS). Misioni Crew-13 përfshin dy astronautë amerikanë, një astronaut kanadez dhe një kozmonaut rus.

Në krye të misionit është astronautja e NASA-s Jessica Watkins, e cila po udhëton për herë të dytë në hapësirë.

Ajo shoqërohet nga astronauti amerikan Luke Delaney, astronauti i Agjencisë Hapësinore Kanadeze Joshua Kutryk dhe kozmonauti rus Sergey Teteryatnikov.

Ekuipazhi udhëton me kapsulën Crew Dragon, e cila pritet të mbërrijë në ISS pas rreth tetë orësh. Katër astronautët do t’u bashkohen shtatë personave që ndodhen aktualisht në stacion.

Misioni do të zgjasë rreth gjashtë muaj dhe do të përqendrohet në kërkime shkencore, veçanërisht në shëndetin dhe performancën e njeriut në kushtet e mikrogravitetit. Ekipi do të studiojë, ndër të tjera, ndikimin e mikrogravitetit në qarkullimin e gjakut dhe mpiksjen e tij.

Ky mision vjen në një kohë kur bashkëpunimi ndërkombëtar në ISS vazhdon të përfshijë SHBA-në, Rusinë, Kanadanë, Japoninë dhe vende evropiane, pavarësisht tensioneve politike mes Moskës dhe Perëndimit.

NASA ka deklaruar se synon ta mbajë stacionin funksional deri në vitin 2030. /Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.