KORREKT / SOT25 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Showbiz

Sot zbulohet data e nisjes së Big Brother VIP Kosova 5

Sot zbulohet data e nisjes së Big Brother VIP Kosova 5

Pritjes po i vjen fundi. Sot zbulohet data e nisjes së edicioni të pestë të “Big Brother VIP Kosova”.

Lajmi u bë i ditur nga moderatori dhe autori i formatit, Alaudin Hamiti, përmes një videoje të publikuar në Instagram.

Hamiti bëri të ditur se sot do të zbulohet data e nisjes së edicionit të ri të spektaklit të shumëpritur, megjithëse detaje të reja nuk u bënë të ditura.

Big Brother VIP Kosova, çdo sezon mbledh para ekranit mijëra shikues dhe ngjall diskutime të shumta në rrjetet sociale me dinamikat e banorëve.

Interesi për këtë edicion ka qenë i madh që nga paralajmërimet e para, ndërsa fansat kanë pritur me padurim të mësojnë se kur do të hapen dyert e shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Edhe këtë sezon, publiku pritet të shoqërojë nga afër rrugëtimin e personazheve të njohura, të cilët do të përballen me sfida, emocione, debate dhe situata të paparashikueshme gjatë qëndrimit të tyre në shtëpi.

Një nga pikëpyetjet më të mëdha mbetet lista e banorëve që do të bëhen pjesë e garës, si dhe surprizat që produksioni ka përgatitur për këtë edicion.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.