Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se sot në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu, shkruan Zeri.info.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5 e 9 gradë celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë në 7 e 12 gradë celsius.
Era do të fryjë nga verilindja, me shpejtësi 1 deri në 6 metra për sekondë. /Zëri
Më poshtë ju sjellim grafikën me temperaturat minimale dhe maksimale për ditën e sotme në qytetet kryesore të vendit:
Burimi: zeri.info ↗

