KORREKT / SOT18 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

Sot votohet në Bërvenicë, kutitë u hapën nga ora 07:00

Sot votohet në Bërvenicë, kutitë u hapën nga ora 07:00

Banorët e dhjetë vendbanimeve në Komunën e Bërvenicës po votojnë sot për kryetar komune në zgjedhjet e parakohshme lokale, pasi ish-kreu i komunës, Jovica Ilievski, vdiq më 23 qershor 2026 në moshën 58 vjeç.

Qendrat e votimit u hapen në orën 7 të mëngjesit dhe votimi vazhdon deri në orën 7 të mbrëmjes. Lista e votuesve për zgjedhjet në Bërvenicë përfshin 16,256 votues, nga të cilët 449 janë duke punuar përkohësisht jashtë vendit, dhe nëntë votues janë në burg ose në paraburgim.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) shpall rezultatet fillestare të zgjedhjeve të marra elektronikisht në mënyrë të njëpasnjëshme, dhe rezultatet bazuar në të dhënat nga procesverbalet e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve (KZZ) brenda 12 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve.

KZZ shpall rezultatet fillestare të zgjedhjeve brenda 7 orëve pas përfundimit të zgjedhjeve bazuar në të dhënat nga KZ dhe i shfaq ato në një tabelë njoftimesh në komunë dhe i shpall ato në mediat publike.

Në zgjedhjet për kryetar të Bërvenicës, votohet për gjashtë kandidatë nga katër blloqe politike dhe dy kandidatë të pavarur.

Stojanço Radiçeski është kandidati i koalicionit “Maqedonia Juaj” i udhëhequr nga OBRM-PDUKM, Jovica Radeski nga Koalicioni i udhëhequr nga LSDM, kandidati i pavarur Dushan Bogdanovski, Jakup Useini nga Koalicioni VLEN, kandidatja e pavarur Arife Idrizi dhe Arkin Jahiji nga Aleanca Kombëtare për Integrim.

Funksionin e kryetarit të përkohshëm të bashkisë në muajt e fundit e ka mbajtur Robert Millosheski.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.