Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës do të vazhdojë sot, më 9 shtator, ndërkaq në rend dite janë zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe nënkryetarëve.
Seanca do t’i vazhdojë punimet nga ora 11:00.
Seanca konstituive e Legjislaturës XI nisi më 6 gusht 2026, por nuk u përmbyll.
Deputetët ka dhënë betimin, ndërsa procesi mbeti pa përfunduar pasi Lëvizja Vetëvendosje, si partia që ka fituar zgjedhjet nuk prezantoi kandidatin për kryeparlamentar.
09/09/2026 07:26- Deklarata e kryesuesit Dehari për seancën konstituive

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari ditë më parë kur paralajmëroi vazhdimin e seancës për sot tha se edhe pse ende nuk ka qartësi të plotë, nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për konstituimin e të gjitha institucioneve, ka vendosur që vazhdimin e seancës konstitutive ta thërras më 9 shtator, në orën 11:00.
Dehari në një deklaratë theksoi se Kosova nuk ka nevojë për një tjetër zvarritje, as për një tjetër krizë dhe aq më pak për një proces të ri zgjedhor.
“Edhe pse ende nuk ka qartësi të plotë, nëse ekziston numri i nevojshëm i deputetëve për konstituimin e të gjitha institucioneve, kam vendosur që vazhdimin e seancës konstitutive ta thërras më 9 shtator, në orën 11:00. Deri atëherë pres që kjo marrëveshje të shoqërohet me përgjegjësi konkrete dhe me gatishmëri të deputetëve për t’i përmbushur detyrimet e tyre kushtetuese”, ka shkruar ai.